Pas gjendjes së rënduar nga vërshimet e reshjeve të shiut në qytetin e Mitrovicës, KRU “Prishtina” u ka shkuar në ndihmë qytetarëve për tri ditë radhazi me makinerinë nga kjo kompani.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori teknik i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa.
“Makineria e KRU Prishtina, në ndihmë qytetit të Mitrovicës tani dita e tretë! Lutemi për qytetin dhe qytetarët pa dallim”, ka thënë Xhafa.
Kujtojmë se janë bërë dy ditë që disa komuna të Kosovës kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga vërshimet, si dhe disa familje nuk kanë kulm mbi kokë kjo pasi objektet e tyre të banimit janë përfshirë nga uji. /arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...