Ish- kryetari i Podujevës, njëherësh edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka kujtuar Presidentin Ibrahim Rugova, për 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Veliu e kujton Rugovën si atin themeltar të shtetit të Kosovës.
‘’Në 17 vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin historik Ibrahim Rugova’’, ka shkruar Veliu.
Më tutje ai ka cilësuar Rugovën si burrështetasi të pa kontestuar që gati për dy dekada, i cili personifikoi Kosovën në botën demokratike.
Veliu tha se Presidenti, interesin e popullit dhe shtetit gjithmonë i kishte në plan të parë, prandaj i la vendit trashëgimi aleancat me miqtë ndërkombëtarë.
‘’ Shtëpia nuk mbahet pa miq, thoshte Rugova. I përjetshëm kujtimi për Ty President Rugova’’, ka shkruar deputeti.
Kujtojmë se sot shënohet 17 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. /arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe