Sot shënohen 12 vjet nga ngjarja e 21 janarit e vitit 2011, e cila është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, pasi mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Lidhur me këtë ngjarje ka dhënë një konferencë për shtyp, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka bërë thirrje që të vendoset drejtësia.
Me këtë rast, ajo komentoi publikimin e audios së urdhërave të dhëna nga Garda e Republikës për ekzekutimin e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, shkruan abcnews.al.
“E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë.
Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar.
Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes.
Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë se sa të gjitha fjalët tona.”, u shpreh Spiropali.
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
George W Bush uron Donald Trump për fitoren