Pas më shumë se 10 viteve kur u largua nga Barcelona, trajneri Pep Guardiola e ka pranuar se i mungon qyteti i Katalonisë.
Tekniku spanjoll u largua nga Barcelona në vitin 2012 pasi fitoi çdo trofe të mundshëm dhe iu bashkua Bayern Munchenit.
Sukseset e Guardiolas nuk munguan as te gjiganti gjerman ku fitoi disa tituj para se të kalonte te Manchester City në vitin 2016, për të arritur suksese edhe në angli.
Është e qartë se tifozët e Barcelonës do të donin ta shihnin përsëri në stolin e skuadrës së tyre të preferuar, por kjo nuk mund të garantohet me siguri.
Gazetarët në Angli u interesuan për planet e ekspertit spanjoll pas përfundimit të karrierës së tij si trajner dhe aty ai ende përmendi Barcelonën.
“Do të kthehem në Barcelonë. Më mungon vapa prej 25 gradësh për 11 muaj. Më mungon ushqimi atje, deti, aroma e detit. Hap perdet në mëngjes dhe sheh dritën, është fantastike. Unë kam shumë miq atje.
Do të kthehem në stadiumin e Barcelonës, do të ulem dhe do të shikoj ndeshjet e ekipit tim të preferuar. Do të bëj shumë e shumë gjëra që nuk kam mundur t’i bëj ende. Për shembull, unë do të mësoj të gatuaj. Do të udhëtoj në vende ku nuk kam qenë. Unë do të luaj golf çdo ditë. Do të ha sa më shumë që të dukem si një gjysh i mirë 90 kilogramë”, tha Guardiola.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër