Google ADS

Lajçak paralajmëron vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

20:39 | 20 Janar 2023
E.H

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun  Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për vizitën e tij sot në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e Macronit, Scholzit dhe Melonit.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, tregoj se me të dy palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, ndërkohë që paralajmëron vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkë me këshilltarët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për politikë të jashtme dhe këshilltarin e posaçëm të DASH-it, Escobar, udhëtuam në Kosovë dhe Serbi sot për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre të bazuar mbi propozimin tonë. Kjo nënkupton gjithashtu zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve. Së shpejti planifikoj vazhdimin e bisedimeve tona”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme