Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën pas reshjeve në disa rajone,
Ajo tha se si Ministri janë në kontakt të vazhdueshën me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët e DKA-ve, nxënësit në rajonet e prekur do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën.
“Për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla. Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Nagavci tha se janë në kontakt me drejtorët e DKA-së, për t’u informuar në detaje për çdo zhvillim në komunën e tyre.
Bazuar në të dhënat e MASHTI, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim sot dhe kanë pësuar dëme për arsye të reshjeve të shiut janë:
Disa shkolla në Podujevë, Viti, Mitrovicë, Skënderaj, Pejë, Istog, Klinë dhe Zubin Potok nuk kanë zhvilluar sot procesin mësimor ose e kanë bërë atë në kushte të vështira, për shkak të reshjeve që kanë shokuar vendin./arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...