Përmbytje të tokave bujqësore edhe në Rahovec

15:24 | 20 Janar 2023
K.B

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka bërë të ditur se ka përmbytje të tokave bujqësore, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Latifi ka treguar se në Gexhë, Xërxë, Malësi e Vogël, Krushë e Madhe, Çifllak ka përmbytje të tokave bujqësore, derisa ka bërë të ditur se nën ujë janë edhe një numër i serrave afër Drinit.

Ai ka thënë se do të bëhet regjistrimi dhe vlerësimi i dëmeve.

“Po e shohim nga afër se si niveli i ujit në Drinin e Bardhë është rritur shumë nga reshjet e shiu dhe për shkak të prurjeve të mëdha, kemi përmbytje të tokave bujqësore të mbjella me grurë në fushë të hapur, si në: Gexhë, Xërxë, Malësi e Vogël, Krushë e Madhe, Çifllak…, e nën ujë janë edhe një numër i serrave afër Drinit, me prodhime të gatshme për treg, si: spinaq, qepë, sallata, lakër etj. Shpresojmë se do të bjen niveli i ujit dhe ndërkohë DBPZHR do të bëjë regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve.”, ka shkruar Latifi në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme