Krasniqi e Nura vizitojnë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet në Skenderaj

14:54 | 20 Janar 2023
A. B.

Kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Skenderajt kanë vizituar qytetarët e kësaj komune pas vërshimeve që ndodhën në qytet dhe disa fshatra të afërta, ku u shkaktuan shumë dëme materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Krasniqi ka thënë se e bashkëndjenë me qytetarët këtë katastrofë natyrore, duke u solidarizuar me ta, ai ka lavdëruar drejtuesit e komunës që qeveriset nga partia që ai drejton, për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për t’iu dalë në ndihmë në momentet e vështira, raporton arbresh.info

Gjithashtu, kryetari i PDK-së ka kërkuar nga Qeveria Qendrore, që të vazhdoj me angazhimin që e kishte nisur qysh dje, që të shtojnë kujdesin ndaj qytetarëve që janë prekur dhe kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Ndërsa kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se me t’u informuar ka reaguar bashkë me ekipin e tij, me kapacitetet komunale që i ka.

Nura tha se shiu ka qenë mjaft i rrëmbyeshëm duke shkaktuar vërshime të cilat tha se askush nuk e mban mend një vërshim të tillë që mund të ketë ndodhur më përpara.

Tutje i pari i Skenderajt tha se pasi të kthehet situata në normalitet do të nis të bëhet verifikimi i dëmeve që u është shkaktuar qytetarëve.

Përndryshe, Skënderaj dhe Mitrovica janë dy komunat më të prekura nga vërshimet dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Gjendje e rënduar dje ishte në Istog, Klinë, Podujevë dhe komuna të tjera. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme