Pasojat një ditë pas vërshimeve në komunën e Skenderajt, qytetarët tregojnë dëmet që iu shkaktuan

14:17 | 20 Janar 2023
L G

Një ditë pas vërshimeve të mëdha që ndodhën në disa pjesë të Kosovës, ku nga këto vërshime nuk shpëtoi edhe qyteti i Skenderajt.

Ekipi i “arbresh.info” ka vizituar komunën e Skenderajt, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në këtë komunë nga vërshimet.

Qytetarët e kësaj komune kanë treguar sesi ka ndodhur dhe ku ishin në momentin që kanë nisur vërshimet.

Sipas tyre, intensiteti i shiut ka bërë që uji të rritet në lum dhe më pas mbeturinat që kanë mund të jenë në lum kanë bllokuar qarkullimin, duke shkaktuar daljen e lumit nga shtrati dhe vërshimet në qytet.

Qytetarët pohojnë se dëmet që u janë shkaktuar atyre janë të mëdha, pasi sipas tyre, gjitha veturat që janë bartur nga uji janë të dëmtuara dhe të pa riparueshme./arbresh.info/ Pleurat Salihu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme