Google ADS

Vuçiq pret ambasadorët dhe përfaqësuesit gjermanë, të pranishëm Rohde dhe Sarrazin

14:04 | 20 Janar 2023
A. B.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq priti ambasadorët gjermanë nga rajoni, si dhe përfaqësues të qeverisë së Berlinit, përfshirë të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të cilët po vizitojnë Beogradin, shkruan RTS.

Në këtë takim me president ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadorët nga Tirana, Sarajeva, Shkupi dhe Podgorica.

“Unë theksova rëndësinë që Serbia i kushton marrëdhënieve me Gjermaninë dhe ripërsërita qëndrimet e prera të vendit tonë kur është fjala për bashkëpunimin në rajon dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme