Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në Qeverinë e Kosovës pesëshen e emisarëve të kryesuar nga Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar.
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të Kurtit me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò.
Në fillim të këtij takimi kryeministri Kurti ka folur për situatën e krijuar në vend pas vërshimeve. Kreu i Qeverisë në fillim të takimit dëgjohet teksa tregon se është kthyer natën në Kosovë dhe se gjendja e shtretërve të lumenjve në vend nuk është më e mira.
Kurti gjithashtu tregon se ushtria e Kosovës është në terren bashkë me pajisjet adekuate që nevojiten në kohë vërshimesh. /arbresh.info/
lexo edhe:
Lajçak delakrohet pas takimit dy orësh: Diskutuam propozimin për normalizimin e marrëdhënieve
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...