Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në facebook njoftuar se ka thirrur sot në takim të përbashkët Shtabin Emergjent Komunal të përbërë nga drejtor të Drejtorive, Komandantin e Policisë së Kosovës në Istog, FSK-në dhe Zjarrfikësit.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e krijuar nga të reshurat e pandërprera të shiut dhe dëmet që janë shkaktuar në shumë fshatra dhe rrugë publike të territorit të Komunës së Istogut.
“Kryetari Ferati ka formuar 8 komisione për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi poashtu bëri thirrje që të gjitha ekipet emergjente dhe drejtorët e drejtorive në Komunën tonë të qëndrojnë aktiv gjatë gjithë kohës si dhe të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë, në mënyrë që të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut, thuhet në njoftim./arbresh.info
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...