Këngëtari Luiz Ejlli mbetet një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother VIP Albania.
Flirti i tij me moderatoren Kiara Tito vazhdon ende, duke bërë shikuesit edhe më tepër kurioz se si do të rrjedhin gjërat mes tyre.
Së fundmi, gjatë një bisede në oborr këngëtari shkodran i ka premtuar Kiarës që nëse fiton ai BBVA, me paratë e shpërblimit do të shkojnë së bashku në një vend mjaft luksoz.
“Nëse fitoj Big Brother-in do ikim në Maldive, një javë”, ka deklaruar Luizi para moderatores.
View this post on Instagram
Ndërkohë kjo e fundit ia ka bërë me dije se koha kur mund të përfundojë në Big Brother VIP Albania, nuk është koha adekuate për të shkuar në Maldive – për shkak të klimës dhe shirave tropikale.
Luizi përndryshe mbetet një prej banorëve më të pëlqyer të publikut të BBVA, i cili këtë javë është i nominuarsë bashku me: Oltën, Efin, Ronaldon dhe Kristin – njëri prej tyre largohet të shtunën nga shtëpia. /Telegrafi/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë