Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se përmbytjet në vend po vazhdojnë edhe sot, ku si pasojë e reshjeve në qytetin e Klinës janë evakuar mbi 40 familje.
Sipas qeverisë, gjendja më e rëndë deri më tani është vërejtur në fshatrat Verboc e Barilevë të Prishtinës, në fshatrat Sekiraq, Siboc e Reçicë të Podujevë, në komunën e Skenderajt, në Istog, Mitrovicë e Mitrovicë Veriore.
“Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në:
-fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës;
-në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës;
-në komunën e Skenderajt;
-në Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare;
-në Klinë, ku po ashtu janë evakuar mbi 40 famije, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve;
– në lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar;
-në Komunën Veriore të Mitrovicës, ku probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi;
-në Komunën e Zveçanit, ku janë rrezikuar 40 shtëpi,
– në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit, ku 4 familje janë evakuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi”.
Sot në mëngjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrotjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan komunën e Istogut. Krahas 20 pjesëtarëve të FSK-së që po angazhohen për t’u dalë në ndihmë banorëve të fshatit Drejë, në Istog, Kryeministri u takua edhe me kryetarin e kësaj komune, Ilir Ferati si dhe vizitoi qytetarët e evakuar të cilët po qëndrojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore do të qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata. /arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...