Një nga prioritetet kryesore të qeverisë së Republikës së Kosovës janë reformat e administratës publike, duke përfshirë modernizimin dhe dixhitalizimin e sektorit.
Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për të modernizuar dhe forcuar administratën publike, në mënyrë që qytetarët e vendit të shërbehen siç duhet dhe efektivisht nga institucionet publike.
Muajin e kaluar (28 dhjetor 2022) Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Strategjinë e re për Reformat e Administratës Publike 2022-2027 dhe Planin e Veprimit 2022-2024.
Strategjia e re paraqet një vizion të ri të qeverisë për administratën publike, që ka në qendër qytetarin, dhe ndër të tjera fokusohet në dixhitalizim, forcimin e llogaridhënies menaxheriale, përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe uljen e barrës administrative.
Për të siguruar zbatimin efektiv të reformave të planifikuara të qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka finalizuar punën për dixhitalizimin e monitorimit dhe raportimit për zbatimin e veprimeve reformuese nga njësitë përgjegjëse të qeverisë.
Kjo do të përmirësojë kapacitetet e qeverisë për të zbatuar masat e planifikuara reformuese në mënyrë efektive, dhe do të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën e zbatimit të reformave të administratës publike, thuhet në komunikatë.
Platforma e re, dixhitalizon një proces të raportimit dhe mbledhjes së të dhënave nga njësitë përgjegjëse për zbatimin e masave reformuese, i cili kryesisht bëhej manualisht më parë, gjë që ka ndikuar në cilësinë e të dhënave dhe të raporteve të monitorimit për zbatimin e reformave të administratës publike.
Platforma e re i mundëson qeverisë të koordinojë më mirë zbatimin e planit të veprimit për reformimin e administratës publike dhe të rrisë llogaridhënien dhe përgjegjësinë institucionale.
Platforma e re dixhitale për monitorimin dhe raportimin e reformave në administratën publike, do të menaxhohet nga Departamenti për Reformat e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /arbresh.info/
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...