Haradinaj kërkon nga qeveria të jetë pranë komunave të prekura nga vërshimet

09:26 | 20 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka reaguar pas vërshimeve që ndodhën sot në disa komuna të Kosovës.

Haradinaj apelon te institucionet qendrore për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skënderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore.

Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info

Ja dhe postimi:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme