Google ADS

Turbullohet uji në rezervoare, IKSHPK rekomandon vlimin e ujit para pijes

21:21 | 19 Janar 2023
E.H

IKSHPK ka njoftuar se për shkak të vërshimeve në shumë rajone të Kosovës është turbulluar uji në rezervoaret e akumulimit të ujit pijshëm.

“Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK njofton se vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabirka në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

“Ne mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të reshura të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara”, njofton tutje IKSHPK.

Mostrat për ekzaminim bakteriologjik deri me sot, sipas tyre rezultojnë brenda standardeve te parapara.

“Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë”, njofton tutje IKSHPK, derisa rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme