Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se falë mirëmbajtjes rrugore reshjet e sotme nuk kanë pasur ndonjë efekt në rrugët e kryeqytetit.
Ai ka falenderuar ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Operatorëve Ekonomik për punën dhe profesionalizimin gjatë vitit të kaluar,
“Efekti dhe rezultati i mirëmbajtjes rrugore, po shihet tani në këto ditë me rreshje shiu. Fal punës, angazhimit dhe profesionalizmit të treguar gjatë tërë vitit të kaluar, sot kur shumë qytetet po përballen me vërshime, Kryeqyteti është i sigurt, pa probleme në lëvizje dhe pa dëme. Faleminderit ekipit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Operatorëve Ekonomik” ka shkruar Musliu./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...