Si asnjëherë më parë, brenda 3 muajsh, Shkodra përmbytet për herë të tretë.
Mbrëmjen e së mërkurës, ujërat kanë vërshuar drejt zonës së Nën Shkodrës duke përmbytur mbi 1100 hektarë tokë, kryesisht në fshatrat e Obotit dhe Muriqanit. Në rrugën kryesore të Obotit ka mbi 30 centimetër ujë.
Fatmirësisht uji është ende shume larg banesave dhe të përmbytura janë një sipërfaqe e madhe toke djerre. Për prefekten e Shkodrës situata është menaxhuar mirë.
Ndërsa për drejtuesit e bashkisë, përmbytja e 3-të brenda një muaji ka vetëm një përgjegjës.
Përveç përmbytjeve, gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër problem ishin edhe reshjet e dendura të dëborës të cilat bllokuan për disa orë Thethin, ndërsa mijëra banorë qëndruan në errësirë për shkak të shkëputjes së energjisë. Disa akse rrugore kanë probleme për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?