Haxhiu: Janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

16:53 | 19 Janar 2023
E.H

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Sipas Ministres së Drejtësisë, mbulimi i këtyre shpenzimeve bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Me qëllim të ofrimit të transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me shpenzimin e parasë publike, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së”, tha Haxhiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme