Google ADS

Edhe Mitrovica përfshihet nga vërshimet

15:27 | 19 Janar 2023
Emir Abduramani

Nga reshjet e shumta të shiut gjatë ditës së sotme, qyteti i Mitrovicës është përfshirë nga vërshimet.

Në fotografitë e publikuara nga qytetarët, shihet se disa nga rrugët e kësaj komune janë mbuluar nga uji, përcjell arbresh.info.

Ndërkaq, nga vërshimet nuk ka shpëtuar as komuna e Skënderajt, për të cilën pak më parë kryetari i komunës, Fadil Nura, njoftoi se tanimë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka formuar Shtabin Emergjent për përballjen me vërshimet që e kanë mbuluar atë komunë.

Gjithashtu, në Skënderaj janë mbyllur edhe shkollat për ditën e nesërme.

E në lidhje me këto vërshime në Mitrovicë dhe Skënderaj, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se kushtet atmosferike dhe reshjet e mëdha të shiut që po mbretërojnë tani, po ua pamundësojnë prodhimin dhe trajtimin e ujit në impiantet në Shipol dhe Balincë.

“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për këtë situatë të pakëndshme, por niveli i lartë i turbullshmërisë nuk lejon që të vazhdojmë me prodhimin”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme