Google ADS

Vërshimet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skënderaj

15:03 | 19 Janar 2023
Emir Abduramani

Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në komunën e Skënderajt.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili në një postim në Facebook njoftoi se ka formuar edhe Shtabin Emergjent, i cili tanimë ndodhet në terren, përcjell arbresh.info.

“Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.

Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.”, ka shkruar Nura.

Nura njoftoi gjithashtu se gjendja më e keqe është në fshatrat e kësaj komune.

Ndërkohë, nesër nuk mbahet mësim në të gjitha shkollat e Skënderajt./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme