Google ADS

Glauk Konjufca takohet me William Walker, diskutohet e kaluara dhe të arriturat e Kosovës

14:02 | 19 Janar 2023
K.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot ambasadorin amerikan William Walker.

Në këtë takim u bisedua për një pjesë të kaluarës gjatë luftës së Kosovës, të arriturat dhe zhvillimit aktuale në vend, rajon e botë.

Konjufca po ashtu tha se ambasadorit “pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”.

Konjufca shprehet mirënjohës gjithmonë për kontributin e dhënë të ambasadorit gjatë luftës së Kosovës me Serbinë, gjatë vitit 1999./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme