Ngritet aktakuzë ndaj zëvendësministres së Jashtme, Liza Gashi

12:17 | 19 Janar 2023
A. B.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, nën dyshimin për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare“.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se aktakuza është ngritur më 15 qershor të vitit të kaluar.

“Ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, Liza Gashi ushtron pozitën e zëvendësministres që nga krijimi i Qeverisë Kurti 2. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme