Google ADS

Konjufca: Mendimi im dhe i Kurtit është i njëjtë, Ivanoviq vazhdon të mbetet kriminel

12:07 | 19 Janar 2023
K.B

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se mendimi i tij dhe i kryeminstrit Kurti është i njëjtë me atë që e kanë pasur para disa viteve.

Sipas Konjufcës, Ivanoviq ka qenë kriminel dhe e konsideroi si të paarsyeshme humbjen e kohës me këtë temë.

“Mendimi im dhe i kryeminstrit Kurti për Ivanoviqin është i njëjtë me atë që ka qenë për dëmet që i ka shkaktuar dhe veprat me të cilat është dënuar, veprat të cilat janë kriminale. Mendoj se s’kemi pse humbim kohë me këtë. Ai meriton të quhet sipas veprave që është dënuar, pra kriminel”, deklaroi Konjufca. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme