Google ADS

“Si mundet me marrë shtetësinë për një ditë dhe me u emëru ambasador”, Krasniqi kërkon që Berishaj të sillet para drejtësisë

12:05 | 19 Janar 2023
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike vendit, Memli Krasniqi sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka drejtuar një sërë kritikash për Qeverinë Kurti, ndërsa tha se sot ata do duhej të flisnin për programe e projekte konkrete, por siç thotë ai kjo nuk po ndodh as këtë vit.

Krasniqi tha se janë dy arsye që një gjë e tillë, pasi nuk ka progres në asnjë sektor, dhe e dyta se sipas tij kjo qeveri, e në veçantë Kryeministri Kurti nuk po ka guxim të trajtojë një virus helmues për shtetin.

“Sot në seancën e parë tashmë dy vjet nga fillimi i Qeverisë Kurti 2, do duhej të flisnim për programe e projektet konkrete që ua lehtësojnë jetën qytetarëve, cilësi në arsim, shëndetësi, njohje të reja, e realizim të premtimeve, ose të ishte seancë ku do të diskutonim për të ardhmen, por s’mund ta bëjmë për dy arsye, s’ka progres në asnjë sektor, por ka regres në secilin prej tyre, dhe e dyta ka disa muaj qe kjo Qeveri e Kryeministri nuk po ka guxim ta trajtoj një virus helmues për shtetin”, u shpeh ai.

I pari i kësaj partie këtu përmendi skandalin me ambasadorin Martin Berishaj, ku edhe pse siç tha ai janë zbuluar fakte e janë ngritur aktakuza e se reagimi nga institucionet shtetërore ka qenë i vogël.

“Mediat sllovene raportuan për Martin Berishaj, qe fiks 273 ditë, dy gjëra të kundërta e kanë karakterizuar këtë skandal, faktet janë zbuluar, akuzat janë ngrit, e dyshimet duke gjetur rrugë deri te Kurti. Reagimi institucional nga Kryeministri e Presidentja kanë ardhur duke u zvogëluar, duke tentu që përmes heshtjes ta fshehin këtë situatë, por po gabojnë se po e konfirmojnë se edhe vet janë të përfshirë”.

“Si t’ju shpjegojmë qytetarëve se një ambasador tërhoqi mbi 1.5 milion euro kesh të marra nga një kompani serbe që tregton energji”, shtoi Krasniqi.
“Derisa shumë fakte po zbardhen çdo dite, më shumë pyetje po shtohen e po mbesin pa përgjigje. Kryeministri duhet të vijë këtu, e t’ju përgjigjet disa pyetjeve.
Memli Krasniqi i PDK-së drejtoi edhe disa pyetje në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti lidhur me ambasadorin Berishaj, që sipas tij qytetarët meritojnë përgjigje.

“Si mundet dikush me marrë shtetësinë me një ditë dhe me emëru mabasador? Si e mori dritën e gjelbërtë Martin Berishaj nga organet intelegjente të Kosovës? MPJ deklaroi se i beson atij, e jo fakteve te panumërta? Si është e mundur që është në detyrë, e nuk është shkarkuar e s’është ftuar për hetime? Pse nuk ka përgjigje, qoftë edhe me videot e juaja “Çka ka, çka ska”.

Krasniqi tha se tani është vonë për shkarkim, pasi duhet të bëhen hetime serioze.

“Tash është vonë dhe shkarkimi nuk mjafton, duhet të bëhen hetime serioze. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo qoftë që është në këtë piramidale”, tha Krasniqi para deputetëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme