Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Hajdar Beqa, kanë realizuar sot një aksion gjatë seancës plenare të Kuvendit, duke vendosur tek vendi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti fotografinë e tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me mbishkrimin “Unë i besoj Martin Berishajt”.
Ky aksion vjen pas aferës 100 milionëshe të ambasadorit Martinaj të publikuar nga mediat sllovene, ku ambasadori dyshohet se në formë të korrupsionit mori 100 milionë euro nga kompania “GEN” nga Serbia.
Që nga publikimi i kësaj afere nga sllovenët, opozita po kërkon nga Kurti shkarkimin e tij, gjë e cila ende nuk ka ndodhur./arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...