Google ADS

Nis seanca për Trustin

10:50 | 19 Janar 2023
L G

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, e cila në rend dite do të ketë shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, i cili do të mundësonte tërheqjen e 30 për qind të Trustit.

Me inicimin e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, kjo iniciativë më në fund ka kaluar për votim në Kuvend, ku do të vendoset për të drejtën e qytetarëve për të tërhequr 30% të kursimeve të tyre në Trustin Pensional të Kosovës, raporton arbresh.info.

Deri më tash, pro këtij projektligji ka dalë opozita, ndërsa deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, janë kundër kësaj iniciative./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme