Google ADS

Gjendet në Mitrovicë automjeti-kombi me mjete pune i vjedhur në Prizren

09:30 | 19 Janar 2023
K.B

Policia e Kosovës ka bërë me dije se është gjetura automjeti-kombi me mjete pune i vjedhur në Prizren.

Më 18 janar një person nga fshati Shpenadi në Prizren, kishte raportuar se dikush i kishte vjedhur kombin me mjete pune.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet.

Më vonë pas dite, të njëjtën ditë në bashkëpunim me qytetar, automjeti-kombi i vjedhur në Prizren është gjet në Mitrovicë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe kombi është sekuestruar, automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit.
Në njoftimin e policisë thuhet se sipas ankuesit vlera e automjetit me gjithë mjetet e punës është 30.000 euro. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme