Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj caktimit të seancës gjyqësore më 17 shkurt, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se me këtë rast Gjykata Speciale fyen identitetin tonë.
“Nëse kjo gjykatë është Gjykatë e Kosovës, nëse ende thirret në autoritetin e marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, atëherë duhet urgjentisht të anuLohet mbajtja e kësaj senace e cila është përtej çdo ofendimi”, tha Musliu.
Kujtojmë se Gjykata Speciale e ka caktuar seancën e parë për këtë vit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Ganimete Musliu, ishte deputetja e vetme nga radhët e PDK-së e cila e kishte kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale, në vitin 2015-të./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç