OVL-UÇK paralajmëron protestë më 17 shkurt

20:26 | 18 Janar 2023
E.H

Faton Klinaku, kryetar i OVL-UÇK-së, ka paralajmëruar se me gjasë, 17 shkurti, do të jetë ditë proteste, për dallim nga herët e kaluara ku festohej përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kjo sipas Klinakut për shkak të paralajmërimit se Gjykata Speciale, ka caktuar një seancë tjetër përgatitore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në 15 vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur.

”Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë”, shkruan Klinaku në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme