Google ADS

Arrestohet 41-vjeçarja në Gjilan për keqpërdorim të pozitës zyrtare

19:38 | 18 Janar 2023
E.H

Një grua është arrestuar në Gjilan pasi ishte në kërkim nga policia për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

F.J., 41-vjeçare ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, për dënim burgimi me dy vite e gjashtë muaj.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 18.01.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovare F.J. (1982).

Ajo ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës zyrtare’’ nga neni 422 i KPRK-së.

Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme