Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, duke e konsideruar një tragjedi të re për një vend që ka vuajtur gjatë luftës.
Ai tha për CNN se Ukraina ka nevojë për armë më të avancuara, pasi lufta vazhdon prej shumë muajsh.
“Aleatët po rriten dhe se nëse duam paqe … atëherë duhet të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën”, tha Stoltenberg.
Kur u pyet për çështjen e tankeve Leopard të prodhimit gjerman, të cilat do të duhej të miratoheshin nga Berlini përpara se të eksportoheshin nga Polonia ose Finlanda, Stoltenberg tha se ekziston një dialog i vazhdueshëm midis aleatëve.
Ai theksoi se Gjermania tashmë ka ofruar ndihmë për Ukrainën, por pranoi nevojën që anëtarët e NATO-s të ofrojnë armatim më të sofistikuar.
Gjermania sinjalizoi një ngurim për të miratuar dërgesat nëse SHBA nuk dërgon tanket e veta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...