Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, fokus të bisedës ishte arkitektura e prishur e sigurisë në Evropë dhe mënyra e trajtimit të saj, veçanërisht nën prizmin e kryesimit tonë të OSBE-së dhe përpjekjeve për t’i dhënë fund agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.
Siç kumtoi MPJ, Osmani ia përcolli bashkëbiseduesit përshtypjet nga vizita në Ukrainë dhe takimet me lidershipin shtetëror ukrainas, duke theksuar se Ukraina është prioriteti kryesor i presidencës së vendit tonë me OSBE-në.
“Të ballafaquar me pasojat e përgjithshme të agresionit ushtarak ndaj një shteti sovran dhe të pavarur evropian, ne mbetemi të përkushtuar në sigurimin e zbatimit të parimeve dhe vlerave të OSBE-së, si dhe një qasjeje të bashkuar dhe solidare në trajtimin e pasojave të përgjithshme të luftës që e ndjejmë”, tha Osmani.
Në këtë kontekst, të dy ministrat e riafirmuan përkushtimin e përbashkët ndaj frymës së Deklaratës së OSBE-së.
Ministri Reinsalu e ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj procesit tonë të integrimit evropian, duke na inkurajuar të vazhdojmë me reformat për të siguruar përfitime për qytetarët tanë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për trendin pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, duke e shfrytëzuar përvojën estoneze për modernizimin dhe digjitalizimin e shoqërisë sonë, gjë që u konfirmua edhe gjatë vizitës së Ministrit Osmani në Estoni në nëntor të vitit 2022. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...