Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov përjashtoi mundësinë e negociatave me presidentin Ukrainas Volodymyr Zelensky, mbi ato që i quajti nisma të çuditshme të paqes për zgjidhjen e konfliktit. Gjatë një konference për shtyp në Moskë, shefi i diplomacisë ruse tha se Shtetet e Bashkuara kishin krijuar koalicion me shtetet europiane në të njëjtën mënyrë se si Adolf Hitleri kërkoi një “zgjidhje përfundimtare” për çrrënjosjen e hebrenjve në Europë.
Lavorv, i cili nxiti reagimin e fortë ndërkombëtar vitin e kaluar me deklaratat për Hitlerin, akuzoi Uashingtonin se po përdorte të njëjtat taktika si Napoloni dhe Nazistët për të shkatërruar Rusinë.
“Ajo që po ndodh tani në Ukrainë është rezultat i viteve të tëra përgatitje nga SHBA dhe shtetet satelit, për nisjen e një lufte hibride globale kundër Federatës Ruse. Perëndimi ka investuar shumë në këtë luftë kundër Rusisë. Ashtu si Napoloni mobilizoi gati të gjithë ushtrinë e Europës kundër Perandorisë ruse, ashtu si Hitleri mobilizoi dhe pushtoi shumicën e vendeve europiane, duke i kthyer kundër Rusisë, e njëjta gjë po ndodh edhe tani. Shtetet e bashkuara kanë krijuar një koalicion ku përfshihen gati të gjitha vendet europiane, dhe duke përdorur Ukrainën kanë nisur një luftë kundër shtetit tonë me qëllimin final: gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, në të njëjtën mënyrë siç kërkonte Hitleri zgjidhje finale për hebrenjtë”, tha Lavrov. /a2news/
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...