Presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot vizituan punishten më të re në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë inspektimit të punëve në këtë punishte, z. Pacolli deklarojë se viti 2023 ka filluar edhe me një treg të ri për “Mabetex Group”, një projekt i një rëndësie të veçantë, ku do të zbatohet kualiteti dhe standardet më të larta të ndërtimit.
Z. Pacolli falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij për përkushtimin dhe angazhimin e tyre që Mabetex-i të arrijë të zgjerojë aktivitetet e tij edhe në vende tjera.
Më pas, z. Pacolli vizitoi edhe zyrat e “Mabetex Group” në Emirate të Bashkuara Arabe, ku zhvilloi disa takime shumë të rëndësishme me zyrtarë shtetëror dhe partner./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...