Gjykata Supreme e Kosovës sërish ka vendosur masë të përkohshme për lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Joqeveritare për Mbrojtjen e Mjedisit “Pishtarët”.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, në nëntor të vitit 2022 Gjykata Kushtetuese e ka hequr masën e përkohshme për operimet e hidrocentralet në Deçan dhe e ka kthyer këtë çështje në rivendosje të Gjykata Supreme.
“Jemi njoftuar se Gjykata Supreme në vendimin e ri e kthen prapë masën e përkohshme, duke argumentuar se në të kundërtën, operimi i hidrocentraleve mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme interesit publik dhe qytetarëve të Deçanit”, thuhet në njoftimin e organizatës në Facebook.
Sipas tyre, ky vendim është shumë i rëndësishëm për themelet e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve në mbrojtje të interesit publik “përballë akterëve të fuqishëm si Kelkosi”.
“Për më tepër, shpresojmë se ky vendim do të shtyjë Kelkosin dhe zinxhirin e institucioneve të Kosovës, që nga Komuna e Deçanit, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, dhe deri te Zyra e Kryeministrit që tash e tutje të veprojnë me transparencë dhe të i respektojnë të drejtat e qytetarëve të Deçanit dhe shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit. Lumbardhi është i popullit dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare pas dyerve të mbyllura me ujin dhe jetesën tonë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit