Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Zvicra nuk duhet të i largojë ushtarët e saj nga Kosova.
Në një intervistë për gazetën zvicerane, Blick, Kurti ka reaguar ndaj kërkesës së partisë më të madhe në këtë shtet, SVP, e cila kishte thënë se duhet të tërhiqen ushtarët zviceranë nga Kosova, për shkak të rrezikut që është prezent.
Sipas Kurtit, kjo nuk duhet të ndodhë për shkak të rrezikut që ka Kosova ndaj Serbisë, përktheu arbresh.info.
“Ne jemi shumë mirënjohës për kontributin e Zvicrës në Kosovë. Ne nuk do të donim që t’i shohim ushtarët zviceranë të largohen nga Kosova. Tani nuk është koha e duhur. Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën, gjë që paraqet rrezik real për vendin tonë. Mercenarët e “Ëagner” dhe bandës famëkeqe “Ujqit e Natës” veçse janë parë pranë tyre. Neve na duhet mbështetja e Zvicrës dhe unë pres që Zvicra ta zgjat mandatin e saj deri në vitin 2026.:, ka thënë Kurti.
Ai theksoi edhe një herë kërkesën e tij për shtim të trupave të NATO-s në Kosovë, sepse sipas tij, kjo e zvogëlon mundësinë për konflikte në të ardhmen.
“Unë e kam treguar interesin tim për shtim të trupave, gjithsesi, kjo i mbetet NATO-s që të vendosë. Mendoj se vetë fakti që Kosova ka një fqinj më të madh i cili nuk e njeh atë, dhe i cili cdo ditë e më shumë po bashkëpunon me Kremlinin, duhet ta inkurajojë NATO-n që ta shtojë prezencën e saj aty. Kjo redukton konfliktet e mundshme në të ardhmen.”, theksoi Kurti për Blick, përkthen arbresh.info.
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës