Huawei ka shitur mbi 100 milionë telefona të mençur

14:38 | 18 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Huawei ka njoftuar që ka shitur më shumë se 100 milionë telefona të mençur brenda këtij viti. Njoftimi është bërë sot nga kompania kineze përmes llogarisë zyrtare në Weibo. Me këtë, Huawei i bashkohet kompanive gjigante si Samsung dhe Apple që gjithashtu kanë shitur mbi 100 milionë njësi.

Ky lajm vjen rreth pesë muajve pasi kompania, e cila ishte e treta në listën e kompanive më të mëdha në botë për telefonave të mençur,  pretendoi që do të shes 100 milionë njësi këtë vit, transmeton arbresh.info. Huawei së fundmi ka lansuar Mate 8 në Kinë, një pajisje që ka shkuar mjaftë mirë në shitje.

Sipas një raporti nga ‘Wall Street Journal’, Mate 8 dhe Honor 5X do të jenë telefonat e parë që do të lansohen në SHBA, pasi kompania pritet të filloj shitjen e pajisjeve edhe në atë rajon brenda vitit 2016./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme