Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për sulmet kibernetike, që kohëve të fundit, Shqipëria u përball mjaftë shumë.
Rama për këtë u shpreh se sulmi kibernetik nga Irani ishte shumë i rëndë, teksa nënvizoi se ende ka sulme kibernetike ndaj Shqipërisë.
Sipas tij, u arrit që të shmanget zhdukja e sistemeve dhe humbja e të dhënave, çka ishte deh synimi i sulmit kibernetik.
“Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani, në mënyrë masive, shumë të rëndë. Sigurisht, bëmë më shumë vëmendje, në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga ekipi i Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë përpara sesa të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte. Dhe jemi ende të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”, ka thënë Rama.
“Në njëfarë mënyre, bekimi i teknologjisë na bëri të shihnim edhe anën tjetër, që është mallkimi i teknologjisë. Megjithatë, edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte edhe synimi i sulmit”, theksoi ai. /arbresh.info/
Qeveria franceze thirrje Evropës që të marrë fatin e saj në ...
Një anije italiane me tetë emigrantë niset drejt Shqipërisë
Atilla Kardesh lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Zgjedhjet presidenciale/ Çfarë nuk shkoi me parashikimin e T...
I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për n...
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitet...