Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj, vazhdon të tregojë një formë të mirë prej që u transferua nga Anglia për në Turqi.
Kosovari tashmë ka bërë 100 paraqitje për Kasimpasa derisa në ndeshjen e tij të fundit ai shënoi edhe gol nga penalltia.
Pas paraqitjes së tij të 100-të, ai ka thënë së është krenar për këtë.
“Faleminderit Kasimpasa. Jam krenar që kam luajtur 100 ndeshje për këtë klub dhe shpresoj që të vijnë edhe shumë të tjera”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.
Kasimpasa nuk ka pasur një sezon të mirë në këtë vit, pasi që ata janë në vendin e 14-të me vetëm 19 pikë, duke i ikur kështu vetëm dy pikë fundit të tabelës.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...