Google ADS

United të gatshëm ta huazojnë Maguire në West Ham

19:34 | 17 Janar 2023
KRG

Manchester United duket se ka pranuar që të heq dorë nga kapiteni i tyre jo në formë, Harry Maguire, me një huazim në West Ham që është shumë i mundshëm

West Ham dëshirojnë që mbrojtësi me përvojë t’ju bashkohet atyre në afatin kalimtar të janarit dhe e shohin Maguiren si një transfer të mundshëm, por si huazim, shkruan Mirror.

United janë gati që të largojnë Maguire për një “dështim” që ju kushtoi atyre 80 milionë funte më 2019, shkruan raporti dhe ata mund ta huazojnë mbrojtësin para se ta shesin gjatë verës.

West Ham po përgatitet për largimin e Craig Dawson kurse Maguire i plotëson kriteret që ta zëvendësojë atë. Shfaqja e fundit e mbrojtësit të majtë Luke Shaw si mbrojtës qendre tregon se Erik ten Hag nuk ia ka më nevojë anglezit për këtë sezon.

Ten Hag dhe skuadra e tij vizitojnë Crystal Palace të mërkurën para se të luajnë ndeshjen ndoshta të sezonit në Premier Ligë kundër Arsenalit të dielën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme