Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Duke e falënderuar për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë, Kurti theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).
Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...