Vuçiq takohet me Sanchez në Davos, thotë se po thellohet bashkëpunimi Serbi-Spanjë

18:11 | 17 Janar 2023
KRG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka thënë se Serbia vazhdon të forcojë marrëdhëniet me Spanjën.

“Gjithmonë një takim domethënës me mikun tim të madh Sánchez pas prezantimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror dhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime mbi temat e forumit të këtij viti. Pres me padurim sukseset ekonomike të Spanjës, për të cilat foli Pedro Sánchez, dhe ne vazhdojmë për të forcuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Spanjës”, tha ai mes tjerash.

Të ngjashme