Google ADS

Konjufca nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

17:23 | 17 Janar 2023
E.H

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në Dubovik të Deçanit, në 41 vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serbo-jugosllav.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më pas, kryetari Konjufca vizitoi edhe Kullën-Memorialin e familjes Gërvalla, ku të pranishëm ishin edhe familjarë e qytetarë të tjerë.

Po sot, kryetari Konjufca​ bëri homazhe dhe vendosi lule edhe te busti i heroit Kadri Zeka, në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme