Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik për arbresh.info ka bërë të ditur se IHMK parashikon motin për një periudhë të shkurtër kohore tre deri në 5 ditë.
Kastrati shtoi se në Kosovë nuk kanë modele të avancuara për ta parashikuar motin me saktësi siç e kanë shtetet e zhvilluara.
“Asnjë institucion në botë nuk ka kapacitet apo potencial për më ba një parashikim të tillë afatgjatë. Zakonisht parashikimi i motit bëhet për një periudhë afatshkurtër 3 deri në 5 ditë eventualisht deri në 10 ditë. Por sa më shumë që futemi në kohë, saktësia e informacionit bie. Natyrisht vendet e zhvilluara kanë modele të avancuara, sisteme të avancuara kanë satelit, radar etj. Ne nuk kemi këtu në Kosovë, por kemi modelet të cilat i përdorim që janë unike dhe të aplikueshme” deklaroi Kastrati për arbresh.info.
Ai shtoi se temperaturat e larta në mes të muajit janar janë të rëndomta por jo të pazakonta.
“Gjatë sezonit të dimrit po shohim që janë temperatura e larta, mbi mesataren shumëvjeçare që është jo e rëndomtë, por edhe jo e pazakontë për këtë periudhë kohore”, u shpreh Kastrati nga IHMK.
“Zonat më të larta të territorit të Kosovës siç janë Alpet Shqiptare apo Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit veç se janë të mbuluara me borë. Natyrisht shtresa nuk është ajo që duhet të ishte por bor kemi. Prandaj se a do të jetë dimri i gjatë mund të konstatojmë në bazë të analizave ose të dhënave historike e kështu me radhë por të dhëna të sakta është shumë e vështirë”, tha ai.
Ai tutje paralajmëroi se mund të ketë vërshime në disa pjesë të vendit.
“Ne dje e kemi lëshuar një informacion apo njoftim zyrtarë ku kemi bërë një paralajmërim apo mundësit e vërshimeve të shpejta nëpër disa pjesë të Kosovës, konkretisht në pjesën veriperëndimore gjegjësisht në Rrafshin e Dukagjinit”, u shpreh ai.
Intervista e plotë:
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...