Google ADS

Reshje intensive të shiut, paralajmërim për përmbytje në Shkodër e Lezhë

12:57 | 17 Janar 2023
A. B.

Reshje intensive të shiut priten në Shqipëri përgjatë kësaj jave, duke rikthyer rrezikun për përmbytje.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një dalje për mediat, njoftoi se reshjet e shiut dhe në disa zona të borës do të vazhdojnë deri në 21 janar. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në Alpet Shqiptare, duke arritur në 120 mm në Theth dhe Valbonë.

“Kishim paralajmëruar se në këto 24 orët e fundit do të kishim rritje të prurjeve në basenet e lumenjve.

Deri tani, nuk kemi raportime për situata problematike, kuotat e lumenjve deri më tani janë në kuota normale. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër mund të kemi vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Mund të ketë përmbytje të lokalizuara në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, tha Peleshi, ndërsa kërkoi që bashkitë të marrin masa për kontrollin e lumenjve dhe mbajtjen në gatishmëri të ekipeve dhe mjeteve të punës.

Këtë të martë priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshje intensive në Dibër dhe Lezhë dhe mesatare në qarqet e tjera të vendit./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme