Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se FSK vazhdon drejtë sukseseve të reja me partnerin strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura.
Mehaj tha se po shtohen specialistët tanë të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.
“Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV). Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, shkruan Mehaj./arbresh.info
Ja dhe postimi:
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës