Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë një reagim për kryeministrin Albin Kurti, pasi ai në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ka thënë se ky i fundit “ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se duhet të jesh mosmirënjohës si Kurti që të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre në aktivitete publike.
“Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike.Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë”, ka shkruar ai.
Sipas tij kjo nuk ka ndodhur vetëm njëherë.
“Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Në shkrimin e tij, Krasniqi tutje thotë se Kurti thuri fjalë të mira vetëm për Ivanoviqin, për të cilin sa ishte gjallë e akuzonte për vrasje dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë kohës së luftës.
“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës. E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar i pari i PDK-s. /arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...