Ky është i riu që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica

15:47 | 16 Janar 2023
A Z

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Policia kërkonte ndihmë për gjetjen e Hazir Bresillës nga Klina, i cili ishte zhdukur dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.

Mbrëmë ai u gjet i vdekur tek lumi Sitnica.

Akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur ai dhe si ka përfunduar në Mitrovicë, por tashmë kanë nisur hetimet që pritet të zbardhin në plotni rastin.

Lajmi për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha ai./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjendet pa shenja jete një person afër lumit Sitnica

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme